Interkonjeksioni, Thaçi nuk komenton
17/04/2012 19:30
I pyetur për skandalin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, i denonocuar ditën e hënë në faqen e të përditshmes “Zëri”, kryeministri Thaçi preferoi të mos komentonte çështjen, duke thënë vetëm se nga ana e saj, Prishtina është duke ndjekur axhendën që ka për ndërtimin e kësaj linje.

”Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësite që ka qeveria e Kosovës e që është duke i respektuar plotëisisht”, deklaroi kryeministri Thaçi, që nuk iu përgjigj pyetjes konkrete, nëse ishte informuar apo jo nga pala shqiptare për gjithçka kishte ndodhur. Vetëm disa detaje më shumë ofroi zëvendësdrejtori i Operatorit të Sistemit të Transmisionit të tregut të Kosovës, Naim Bejtullahu. Në mënyrë indirekte, ai kërkoi që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara me Qeverinë Gjermane për shkak të detyrimit që kanë palët ndaj një udhëzimi të bankës gjermane.    Bejtullahu nuk e komentoi fare artikullin e shkruar në “Zëri” dhe u shpreh i rezervuar të komentojë mbi përgjegjësite e palës shqiptare karshi këtij projekti.
Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën tonë

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës


Por, ai bëri të ditur se pasi që financues i këtij projekti është Banka Gjermane për Zhvillim, atëherë palët kanë rënë dakord që të shfrytëzohen procedurat e prokurimi të kësaj banke, procedura këto të cilat ende nuk kanë përfunduar.

“Këto janë të shprehura me një udhëzim të Bankës Gjermane dhe mbi bazen e saj ka filluar procesi i hartimit të dokumentacionit tenderues, i shpalljes së interesit dhe procedures së vlerësimit e kështu me radhe. Ky proces ende nuk ka perfunduar, përndryshe ne na detyrojnë, Kosovën dhe Shqipërinë, marrëveshjet për financim t’i zbatojmë këto procedura, pasi jemi pajtuar paraprakisht, por në këto procedura ka dispozita të cilat duhet me kujdes te zbatohen ndër to edhe informimi, qoftë edhe informimi i atyre që kanë marrë pjesë në tender, por edhe informimi i publikut”, deklaroi Naim Bajtullahu, zëvendësdrejtor i KOSTT.

I pyetur se a është ankuar Banka Gjermane për Zhvillim për vonesat e mundshme, Bejtullahu dha këtë përgjigje: “Nuk kemi asnjë informatë të kësaj natyre nga pala gjermane”.

Zyrtarët e KOSTT-it thonë se nuk kanë informacion as për faktin e shtyrjes së realizimit të këitj projekti. Sidoqoftë zëvendësdrejtori pranoi ekzistencën e vonesave të natyrave të ndryshme të projektit, i cili sipas tij është mjaft kompleks.

”Vonesat jane ato që jane ose nesë themi ka vonesa, sigurisht ka ende çështje për t’u zgjidhur, është projekt kompleks, është me vlerë 70 milionë euro, është kompleks në të gjitha detajet e tij dhe mbi të gjitha, është një projekt që kërkon një zbatues kompetent”.

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është nënshkruar në shtator 2009.  Ky projekt konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153 km në territorin e Shqipërisë.

Vlera e tij është 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër me kredi afatgjatë.

Ndërkaq, pjesa e linjës së Shqipërisë pritet të financohet, po nga Banka Gjermane përmes kredisë afatgjatë. Në 2009-n ishte parashikuar që puna rreth përgatitjes së materialit për shpallje të tenderit të shpallet ne tre mujorin e parë të vitit 2010 dhe përfudimi i saj ishte parashikuar në vitin 2012. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.8 129.5
GBP 191.3 192
CHF 133.5 124.2
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4880.23
-20.66
-0.42%
S&P 500 2059.69
-8.20
-0.40%
FTSE 100 6809.50
+36.46
+0.54%
FTSE MIB 23358.99
+201.87
+0.87%
CAC 40 5062.22
+28.58
+0.57%
DAX 12001.38
+35.21
+0.29%
HANG SENG 25082.75
+181.86
+0.73%
Nikkei 225 19034.84
-172.15
-0.90%
S&P/ASX 100 4899.80
-24.60
-0.50%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Stephen Bassett: UFO-t ekzistojnë. Së shpejti provat
Aktivisti politik amerikan që paralajmëron: Një president do pranojë këtë fakt

“Shqipëria, perla ende e pazbuluar e Ballkanit”
Këshilla e “L’Express”, vendi ynë mes 15 destinacioneve për t’u vizituar

Doni të dini se cilat janë “pasaportat më të fuqishme” në botë?
Shqipëria renditet e 45. Kosova në të 87-shtin, edhe më keq se Korea e Veriut

Kush është Stephen Bassett
Aktivisti politik amerikan, udhëheqës i çështjes së zbulimit të pranisë së UFO-ve mes nesh

Kopshti Zoologjik i Tiranës, “ferri" i kafshëve
Rënditja e “Mother Nature Network”, njësoj si në Kabul, Gaza e Kajro

Rikthehet konkursi “Onufri”
Ekspozita e arteve pamore në edicionin e XXI

Shkrijnë pasurinë për emigrantët
Dy biznesmenë do të ndërtojnë një anije për të përballuar Mesdheun





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.