Limaj, sërish në arrest shtëpie?
04/04/2012 19:45
Limaj, sërish në arrest shtëpie?
Kërkohet sërish masa e arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Avokati i tij Tahir Rrecaj tha nëpërpmjet telefonit se rikthimi i kësaj mase është kërkuar nga prokurori i çështjes, Maurisio Salustro, pas vendimit të gjykatës për vazhdimin e proçesit gjyqësor për njësitet komanduese të UÇK-së.

Rrecaj tha se ka proçeduar menjëherë me një kërkesë në gjykatë se shqiptimi i masës së arrestit është i panevojshëm dhe nuk ka bazë ligjore për këtë. Në ditët në vijim pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore në të cilën do të vendoset edhe për këtë çështje.

Limaj ishte liruar nga arresti shtëpiak pas vendimit të gjykatës së qarkut në Prishtinë për t’i shpallur të papranueshme dëshmitë e dëshmitarit të vdekur Agim Zogaj. / Top Channel

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 127 127.6
GBP 197 197.6
CHF 134 134.6
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2081.34
+12.58
+0.61%
FTSE 100 6432.21
-103.47
-1.58%
NASDAQ 4997.46
+5.52
+0.11%
FTSE MIB 20958.48
-642.24
-2.97%
CAC 40 4604.64
-106.90
-2.27%
DAX 10676.78
-213.85
-1.96%
HANG SENG 24975.31
-260.97
-1.03%
Nikkei 225 20376.59
+264.47
+1.31%
S&P/ASX 100 4659.90
+89.80
+1.96%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.