Turqia: Homsi si Sarajeva dhe Srebrenica
03/03/2012
Turqia: Homsi si Sarajeva dhe Srebrenica
Turqia e ka cilësuar situatën e krijuar së fundmi në qytetin e Homsit në Siri, ku qindra civilë kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë ndodhen nën sulmet barbare të ushtrisë së presidentit Bashar al Assad, të ngjashme me atë të Sarajevës dhe Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes në vitet ’90.

“Kemi të bëjmë me një atmosferë të njëjtë sin ë Srebrenicë dhe Sarajevë”, deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu gjatë një takimi me homologun italian, Giulio Terzi.

“Po konsumohet më e keqja që mund të ndodhë në një luftë, vrasja e civilëve. Në fillim qëllohej kundër kujtdo që protestontë, ndërsa tani as nuk dihet se kush është armiku dhe artileria po bombardon qytetin e banuar me civilë, gra e fëmijë”, tha kryediplomati turk.

Ndërkohë, trupat e pajetë të dy reporterëve perëndimorë të vrarë pak ditë më parë nga bombardimet e ushtrisë në Homs, gazetares amerikane Marie Colvin dhe fotografit francez Remi Ochlik u morën nga shërbimet diplomatike përkatëse në Liban

Ata u vranë në krye të detyrës në Homs, kur një predhë goditi godinën që përdorej si strehë e gazetarëve të huaj, në prapavijën e trupave rebele.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se autoritetet siriane kanë kryer në mënyrë të qartë krime në masë kundër popullsisë civile në vend.

Në një fjalim drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, Ki Moon deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në detyrën e tij dhe mungesa e veprimit ka inkurajuar liderët sirianë që të ushtrojnë represion ndaj civilëve.

Por nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se militarizimi i opozitës siriane nuk është përgjigjia e duhur për zgjidhjen e këtij problemi. Ai foli teksa Kryqi i Kuq priste të siguronte aksesin në zonat e bombarduara të qytetit të Homsit.

Donin të dezertonin, ekzekutohen 47 ushtarakë

Masakrat në Siri nuk kanë të sosur. 47 ushtarë që kërkonin të dezertonin janë ekzekutuar brenda bazës ushtarake në afërsi të qytetit të Idlibit nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad.

Sipas televizioni arab Al Arabiya dhe atij amerikan, CNN trupat e 47 ushtarakëve të ekzekutuar janë hedhur në një liqen për të zhdukur gjurmët e krimit të rëndë. CNN thotë se brenda grupit është infiltruar një agjent i cili ka dërguar më pas eprorëve të tij listën me 47 personat që po mendonin dezertimin.

Lajmi njoftohet edhe nga komiteti i koordinimit, organizëm i ngritur nga opozita siriane. Sipas këtij komiteti viktimat janë më shumë se 47 dhe se të njëjtat ekzekutime janë shtrirë edhe në baza të tjera ushtarake në të gjithë vendin.

Kina: Ndalni dhunën, nisni dialogun

Në një kohë kur dhuna kundër civilëve ka arritur kulmin, aq sa shumë ndërkombëtarë e cilësojnë si krime kundër njerëzimit, Kina u ka bërë edhe njëherë tjetër thirrje dy palëve në Siri të braktisin luftën e të nisin dialogun.

“Qeveria siriane dhe të gjitha palët e interesuara, duhet të ndalojnë menjëherë aktet e dhunës dhe të ulen në një tryezë dialogu me ndërmjetësimin e të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Annan”, thuhet në deklaratën e diplomacisë kineze.

/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Procesi i dekriminalizimit, sa do të ndikojë tek kandidatët për zgjedhjet e 21 Qershorit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129.5 130
GBP 194 194.5
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4931.81
-75.98
-1.52%
S&P 500 2081.18
-23.81
-1.13%
FTSE 100 6994.63
-65.82
-0.93%
FTSE MIB 23044.08
-566.73
-2.40%
CAC 40 5143.26
-81.23
-1.55%
DAX 11688.70
-310.16
-2.58%
HANG SENG 27653.12
-86.59
-0.31%
Nikkei 225 19652.88
-232.89
-1.17%
S&P/ASX 100 4909.30
-57.30
-1.15%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
6 lloje obezësh
Studimi britanik arrin një kategorizim dhe rreziqet përkatëse

Rrëfimi tronditës i ish-agjentit të CIA-s
“37 vrasje për llogari të qeverisë, përfshirë Marilyn Monroe”

Mbipopullimi, në fokusin e fotoreporterit britanik
Ky fenomen është kthyer në fokusin e një fotoreporteri britanik, Donald MecCulin

Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij
Këngëtari ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes

Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë
Ester Kaplankova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e saj

Koha e pushimeve familjare për Penelope Cruz
Aktorja fotografohet familjarisht në Australi

Rosie shkëlqen në krahët e Jason Statham
Aktori 47-vjeç dhe e dashura e tij 27-vjeçe dukeshin tepër elegant me veshjet e tyre në këtë event

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.