Leku shqiptar ndër vite
31/03/2010 19:00
Leku shqiptar ndër vite
Asgjë nuk zhduket, gjithçka shndërrohet. E teksa metamorfoza e sendeve të tjera ka shpesh një itinerar të panjohur, për monedhat, paratë, mjetin më të përhapur të shkëmbimit, çdo shndërrim është një gjurmë në histori.

Në Bankën Kombëtare të Shqipërise në një dhomë të posacme prej kohësh ruhen metalet dhe kartmonedhat shqiptare. Në këtë ambient githcka është sekret. Askush nuk lejohet të filmojë apo të shuajë kureshtjen më shumë sec duhet.

Paraja gjithmonë është parë si vlerë shkëmbimi. Për Nikollaq Xharon koleksionist dhe specialist ato kanë edhe vlera numizmatike.

“Mbas shpalljes së pavarësisë filloi emetimi i kartmonedhave sepse monedhat ishte e veshtirë të prodhoheshin”, thotë Nikollaqi.

Historia e monedhës shqiptare daton në vitin 1926. Në këtë kohe lindi kartmonedha e parë kombëtare me vlerë 5 lekë baraz me një frang ari.

“Shqiponja ishte me një kokë dhe pasi u emetua pati protesta të cilat detyruan këto emetime të mblidhen”, tregon Nikollaqi.

Në këtë kohë të lavdishme për monedhën shqiptare dhe vlerën e saj të lartë, deri në 1939 në treg qarkulluan franga ari.

Specialistët thonë se leku i është përshtatur ndryshimeve historike. Pas  pushtimit italian në treg nisën të qarkullojnë monedha me portretin e Viktor Emanuelit të tretë.

“Ndryshimi midis periudhës së republikës dhe mbretërisë është se emërtimi nuk është me franga ari, por me franga”, shpjegon Nikollaqi.

Përqafimi nga Shqipëria i sistemit socialist, solli një erë të re në emetimin e lekut. Objektet që dominojnë në këtë periudhë i referoheshin rindërtimit të vendit pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga 29 nëntori 1944 deri në 1 maj në 45 kishim kartmonedhat e kohës së Zogut, më pas doli seria e parë me emërtimin ‘lek’”, thotë Nikollaqi.

Ndryshmi i sistemit solli edhe emetimin e lekëve të rinj. Tashmë këto imazhe u zëvendësuan me figura të njohura të kombit tonë si Ismail Qemali, Naim Frashëri, Skënderbeu e kështu me rradhë.

Në 84 vitet e historisë së parasë shqiptare ndryshime pësuan edhe elementet e sigurisë apo përmasat.  

“Kartmonedhat e periudhës së Zogut kanë në pjesën e sigurisë një portret të Skënderbeut, ndërsa në periudhën e pushtimit italian, portreti i Viktor Emanuelit, ndërsa pas clirimit kishin një PKSH”, rrëfen Nikollaqi.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

E vlerësoni si të drejtë vendimin e PS për përjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave të lëshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 126.5 127.3
GBP 192.8 193.4
CHF 130.7 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4988.303
+21.161
+0.43%
S&P 500 2103.25
+4.72
+0.22%
FTSE 100 6962.53
+43.29
+0.63%
FTSE MIB 22427.930
+296.850
+1.34%
CAC 40 4964.87
+47.52
+0.97%
DAX 11504.53
+114.15
+1.00%
HANG SENG 24193.039
-272.342
-1.11%
Nikkei 225 18751.84
+48.24
+0.26%
S&P/ASX 100 4926.000
+2.400
+0.05%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Kim Kardashian ndryshon “look”
34-vjeçarja shihet në Paris me flokë të verdha

Hawke-Washington, pas “Training Day” bashkohen sërish
Dy aktorët në westernin e Anthony Fuqua

Qetësuesit e ardhshëm mund të jenë me 8 këmbë
Tek helmi i merimangës gjenden molekulat që neutralizojnë dhimbjen

Trupi i mrekullueshëm i Bar Rafaelit
Modelja pozon e qetë në pishinë

Të quhesh Clooney nuk mjafton
George-Amal, prenotim në minutën e fundit, restoranti thotë “jo”

Plotësimi i dëshirës së fundit
Vullnetarët çojnë të moshuarën të shohë Rembrandtin

Ilir Beqiri dhe kujtesa e tij e jashtëzakonshme
Ish-banori i Big Brother 6, i cili u prezantua si personi që dinte përmendësh 1000 tekste këngësh





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.