Zyra e shpartalluar e tatimeve/ Dokumentet konfidenciale shpërndahen në kundërshtim me ligjin
12/03/2021 15:38

Administrata shtetërore e Tatimeve në Shqipëri është institucioni më hermetik për median dhe shtypin sa herë gazetarët kërkojnë informacion. Arsyeja është se ligji ja ndalon tatimeve që të shpërndajnë informacione që lidhen me kontratat, faturat e kompanive. E vetmja e dhënë që bëhet publike janë bilancet vjetore. Por muri hermetik i të dhënave në tatime që detyron ligji, e ka një të çarë dhe prej andej dalin informacione jo për interes publik, por për interesa të tjera. Këto interesa kryesisht janë politike, dhe dokumente konfidenciale përfundojnë në dorën e politikanëve që duan sulmojnë apo intimindojnë. Por kjo është e keqja më e vogël që mund të krijojë shkelja e ligjit nga ana e Administratës së tatimeve. “Shitja” e të dhënave konfidenciale, klientëve të kompanive apo faturave të tyre, është një fenomen që dënohet me ligj sepse është përdorur shpesh si një mjet lufte të pistë tregtare, apo edhe kriminale. Janë të shpeshta rastet në Shqipëri kur nëpunës të kompanive të ndryshme ndiqen penalisht sepse vjedhin dhe shesin të dhëna konfidenciale nga një kompani tek tjetra me qëllim dëmtim. Por është akoma më e rëndë kur bëhet fjalë për një institucion shtetëror si Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve që paguhen nga taksapaguesit që të mbrojë, ndërsa në të vërtetë lejon të shpërndahen informacione si mjete për luftë politike apo tregtare. Është akoma më e rëndë situata po te mendosh që atë mur e kalon edhe krimi i organizuar që merr të dhëna për gjobëvenie, apo shantazhe ndaj biznesit. Prokuroria e Tiranës prej disa muajsh po heton shkeljet e ligjit që janë bërë të përsëritura në zyrën e tatimeve, 4 nëpunës janë pezulluar por duket se nuk mjafton me kaq. e gjithë kjo nisi në muajin gusht ku ndaj një media në tiranë filloi një sulm politik me dokumente konficenciale të dala nga zyra e tatimeve. Kjo nuk është hera e parë dhe a e fundit që ndodhi. edhe top Channel është gjendur nën sulm politik nga persona të cilët dhe pse ligji ua ndalon kanë akses në të dhënat konfienciale të zyrave të tatimeve

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12