A po dështon ai që mori emrin si komisoni hetimor “Tahiri”? Edhe pse në kushte jo normale pune, komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur, por që kur opozita përqendroi betejën e saj tek sulmi ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj, u duk se harroi hetimin e saj parlamentar për kultivimin dhe trafikimin e drogës kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm.