Në pjesëmarrjen e Shqipërisë në edicionin e Eurovision 2025, kënga e Shkodra Elektronike u rendit e teta në vlerësimin përfundimtar. Përdorimi i dialektit gegë dhe referencat ndaj historisë së Shqipërisë nën regjimin komunist i japin këngës një dimension të thellë simbolik. Teksti i saj, i shkruar në dialektin gegë, trajton tema si shpresa, pastrimi shpirtëror dhe rilindja përmes simbolikës së zjarrit Vlerësimin më të lartë kënga e mori nga publiku me plot 173 pikë, duke treguar mbështetje të gjerë nga audienca evropiane. Ndërsa juritë e shteteve e vlerësuan me 48 pikë, ku pikët maksimale i morëm nga Franca. Eurovision është përfolur shpesh për ndikim politik në votim. Sa ndikoi faktori gjeopolitik në këtë renditje të këngës "Zjerm" që u përqafua dhe u vlerësua nga publiku por jo aq nga juritë e shteteve?