TIRANË – Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytet. Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur, i cili mendohet të jetë roja i subjektit. Prej disa orësh familjarët janë munduar që të lidhen me të nëpërmjet celularit, por pa rezultat.