Nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pasi çatia e kishës Santa Cruz të Ciudad Madero në Meksikë u shemb. Mediat lokale raportuan se 49 persona janë duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes së çatisë së kishës, pasi kur ka ndodhur ngjarja ishte duke u zhvilluar një pagëzim. Sipas autoriteteve, një numër fëmijësh dyshohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.