Një fabrikë dyshekësh u përfshi nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, diku rreth orës 19:10. Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se kjo është hera e tretë që fabrika përfshihet nga flakët. Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.