Qindra rrënjë ullinj janë djegur në afërsi të fshatit Dhërmi nga një zjarr i qëllimshëm. Policia, ndërkohë njofton arrestimin e dy personave në qarkun e Vlorës, për vendosje të zjarreve që kanë shkaktuar dëme kolosale.