Një zjarr i fuqishëm ka rënë që prej mesditës në Darëzezë. Një vatër e vogël u zgjerua me shpejtësi, për shkak të erës së fortë dhe tokës së thatë nga mungesa e shiut. Në zonë, të parët kanë ndërhyrë banorët, e më pas shkuan edhe zjarrfikësit që nisën shuarjen e flakëve.