Disa drita të pashpjegueshme janë vërejtur në qiell në disa qytete të vendit. Në rrjete sociale qytetarët kanë postuar foto ku dëshmojnë këto objekte të paidentifikuara. Fotot janë shkrepur nëpër qytete të ndryshme të vendit, dhe janë postuar në rrjete sociale duke ngritur kështu pikëpyetje për origjinën e këtyre dritave apo objekteve. Kujtojmë që gjatë muajit janar NASA publikoi dokumente të deklasifikuara të cilat dëshmojnë për prezencën e UFO-ve.