Zhulali zbardh prapaskenat në PS: E kanë izoluar Veliajn, nuk e lënë as të flas në Bashki
22/09/2025 22:17

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të martë është një moment thelbësor jo vetëm për Erion Veliajn dhe PS-në, por edhe për institucionet ligjore dhe kushtetuese në Shqipëri. Këtë të martë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet për një nga seancat më të rëndësishme të historisë së tij të fundit, duke krijuar kështu dhe një precedent. Pas më shumë se shtatë muajsh që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në paraburgim, me masë sigurie të vendosur nga SPAK, diskutohet dhe votohet shkarkimin i tij. Proceduart nisëm pasi vetë kryeministri Edi Rama kërkoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së zgjedhje të reja për bashkinë e kryeqytetit, e madje duke bërë të ditur dhe emrin e kandidates, Ogerta Manastirliu. Veliaj, në një letër drejtuar këshilltarëve, ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje dhe të dëgjohet personalisht përpara se të merret një vendim për fatin e tij politik. Ai argumenton se nuk është informuar në mënyrë zyrtare për mbledhjen dhe se mungesa e tij nuk ka qenë vullnetare, por e shkaktuar nga masa e sigurisë së gjykatës. Kjo, sipas tij, cenon të drejtën për mbrojtje dhe shkon kundër standardeve kushtetuese. Nga ana tjetër, PS duket e vendosur të ecë me ritëm të shpejtë. Këshilli bashkiak përmes sekretarit i bën të ditur kryebashkiakut në qeli se në rast të pamundësisë për të qenë prezent në mbledhje, atëherë observacionet t’i përcjellë me shkrim pranë këshillit bashkiak. Një përgjigje e kundërpërgjigje mes të dy palëve por çështja ligjore mbetet e komplikuar. Ende nuk ka një vendim përfundimtar ndaj Veliajt, ai mbetet i pafajshëm derisa të provohet ndryshe. Në rast se Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit dhe Kryeministri e firmos vendimin, Veliaj ka të drejtën ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Ky hap mund të pezullojë procesin dhe të vonojë zgjedhjet e reja, duke futur Tiranën në një periudhë pasigurie institucionale. A do të mjaftojë vota e këshilltarëve për ta larguar nga detyra, apo Gjykata Kushtetuese do të ndalojë procesin? A është ky fundi politik i Erion Veliajt, apo fillimi i një beteje të re ligjore?

Pamje të rralla! Kush ishte “llastica” që çmendi Kinostudion? Grida Duma hyn në Arkivin e Filmit
16/03 23:00
Rrëfimi/”Isha i detyruar ti urreja”, Sotiraq Bratko për Latif Agën: Kishim harmoni pas xhirimeve
16/03 22:45
Sa paguheshin aktorët në komunizëm? Fotot ekskluzive nga xhirimet e ikonave të kinematografisë
16/03 22:45
“O Zemani Mashkullorës”, aktori Nikolla Llambro: Në mes të gushtit xhironim me guna veshur
16/03 22:45
Si e ndërtuan pazarin e Gjirokastrës në dy muaj ? Basho: Duhej gati për “Liri a Vdekje”
16/03 22:45
“Çerçizi”kujton miqtë te filmi “Liri a vdekje” pas 46 vjetësh,përlotet Timo Flloko kur kujton skenat
16/03 22:45
Si reklamoheshin filmat e diktaturës? 4500 postera të Hollywoodit shqiptar në arkivë
16/03 22:29
E pabesueshme! 16 km film shqiptar i xhiruar në diktaturë. Frigoriferët që i ruajnë nga degradimi
16/03 22:28
“Andon Ledhi” brenda kinostudios! Restauratori tregon si po kthehet HD filmi komedi
16/03 22:28
Deda ngriu në majë të shtyllës duke folur me Zanën, Tanini:Histori e vërtetë, la pas 5 fëmijë
16/03 21:50
Kur aktori Bekim Fehmiu mahniti Tiranën, takimet me Kadarenë dhe Agollin, pse nuk luajti në film?
16/03 21:50
“Sebepi i sherrit është femra”, Tanini, “Kapedani” vijon të shfaqet në kinematë franceze
16/03 21:50
“Filmat e vjetër kanë aromë”, punonjësja e AQSHF: Po ruajmë origjinalët dhe pse i digjitalizojmë
16/03 21:50
Filmi rrëqethës “Rrethi i kujtesës”,veshjet origjinale të burgosjes së Marjeta Larjas dalin në AQSHF
16/03 21:28
Top Story hyn në Kinostudio! Grida Duma sheh si u realizuan filmat ikonikë në diktaturë
16/03 21:28
Cilat janë 25 pajisjet që ju transformojnë pamjen në Frontera? Dorina Shamo flet për pajisjet e reja
12/03 23:05
Trajtimi estetik i syve në Frontera, nga qepallat tek rrathët e zinj dhe hidratimi i fytyrës
12/03 23:00
Krem i personalizuar me qeliza staminale, Frontera me risi në trajtimet mjekësore dhe estetike
12/03 22:50
Nga pastrimi i thjeshtë i lëkurës tek strijat, celuliti dhe rimodelimi, pajisjet e reja te “Frontera”
12/03 22:40
Frontera në industrinë estetike, Dorina Shamo: Distributor i krijuar nga fillimi, e ndërtuam vetë
12/03 22:30
DIGITALB DIGITALB