Top Story sjell historinë e tre fëmijëve të rrëmbyer në Shqipëri. Tre ngjarje të mbuluara nga misteri. Askush nuk di se cka ndodhur me këta fëmijë ndërkohë që familjet e tyre presin me sytë nga dera. Rrëfime të dhimbshme dhe thirrje për ndihmë vijnë nga këto nëna. Juliana Hoxha është vajza e parë e rrëmbyer në Shqipëri pas ndërrimit të sistemeve. Pas saj edhe shumë fëmijë të tjerë u rrëmbyen. Në total, çdo vit humbasin rreth 120 fëmijë, nga të cilët pjesa më e madhe rikthehen në shtëpi, ndërsa një pjesë e tyre zhduken nga trafikantët.