Më 10 janar të këtij viti është shpallur i zhdukur nga familja biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti. Raportohet se biznsmeni me vete kishte edhe 87 mijë franga. Hetimet për këtë rast kanë nisur dhe në bazë të provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se bëhet fjalë për rrëmbim. Hetimet po kryen nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy grave konkretisht Silvana Dulellarin dhe Marinela Markoviçi me origjinë nga Shqipëria. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj