Tre persona janë zhdukur prej disa ditësh në Malësinë e Madhe. Vilson Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj, banues ne fshatin Vrith kane humbur kontaktet me familjarët e tyre. Këta të fundit dyshojnë se të rinjtë mund te jene vrarë. 3 të rinjtë janë kushërinj mes njëri tjetrit ndërsa policia ka nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve. Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë për konflikte droge.