Debati mbi ligjin e ri për barazinë gjinore po ndez opinionet në Shqipëri. Ligji ka për qëllim të rifreskojë përkufizimin e përkatësisë gjinore dhe të fuqizojë barazinë në shoqëri, por ka nxitur debate të ndezura, jo vetëm politike, por edhe kulturore. Ligji i ri zgjeron kuptimin e gjinisë nga një kategori biologjike në një konstrukt social duke përfshirë role, sjellje dhe identitet, çka solli edhe protesta kundër miratimit të tij. Mbështetësit shohin ligjin si hap drejt barazisë së plotë dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare. Ndërsa ata kundër argumentojnë se ndryshimet mund të sfidojnë normat kulturore dhe perceptimet tradicionale mbi gjininë, duke krijuar tension mes modernitetit dhe identitetit kombëtar. Sa gati është shoqëria shqiptare për të kuptuar dhe pranuar një koncept të zgjeruar të përkatësisë gjinore? A është kjo një e drejte qytetarë apo një ideologji e imponuar?