Zgjedhjet/ Palmer vizitë virtuale në Shqipëri. Bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën sot
06/04/2021 15:01

Shprehja “Big Brother po ju vëzhgon”, aktualizohet gjithnjë e më shumë për klasën politike shqiptare kur kanë mbetur edhe tre javë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit. Këtë e ka paralajmëruar ambasada amerikane përmes një mesazhi në Twitter ku thuhet se “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri”. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD Basha për të diskutuar mbi përparësitë e SHBA, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Përmbajtja e këtij mesazhi tregon qartësisht se zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë në lupën e SHBA. Turit të takimeve online të zotit Palmer nuk do t’i mungojë edhe bashkëbisedimi me kampionët e reformës në drejtësi dhe në fund do të ketë një bisedë me gazetarët të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA. Matthew Palmer është zyrtari i lartë amerikan që është gjendur pranë Shqipërisë në momentet shumë kritike të përplasjes politike apo edhe zgjedhjeve. Kujtojmë që në qershor të 2019-ës kur Shqipëria ishte përfshirë në një krizë të fortë politike nga protestat e dhunshme të opozitës ku nuk mungonte molotovi, ishte Matthew Palmer i cili përmes një interviste në Top Channel tha atëherë deklaroi se “Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokratike. Ishte zoti Palmer ai i cili i vendosi një vijë të kuqe opozitës kur deklaroi se “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Këto deklarata bënë qe zgjedhjet e 30 qershorit te mos degjeneronin ne dhune siç ishte lajmëruar. Në kulmin e debateve pas çdekretimit të 30 Qershorit datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer nuk u kursye për ta bërë të qartë pozicionin e SHBA kur i deklaroi Top Channel se 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë.

Top Channel/ “UÇK”, bashkon “armiqtë”! PS-PD miratojnë rezolutën për krerët e UÇK
12/02 15:20
Top Channel/ Rama ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na bëni surpriza
12/02 15:19
Top Channel/ Kuvendi nis me tension! Akuza, batuta dhe bllokim të foltores
12/02 15:15
Top Channel/ Kuvendi me deklaratë të përbashkët për ish-krerët e UCK, Balla:Makineria vrasëse serbe…
12/02 14:16
Top Channel/ Haga kërkon 180 vite burg për ish-drejtuesit e UCK, Leskaj: Akt i rëndë padrejtësie…
12/02 14:04
Top Channel/ ’Haga kërkon 180 vite burg për ish-liderët e UCK’ Mediu: Persekutim për të shbërë…
12/02 13:57
Top Channel/ Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Igli Hasani lexon deklaratën
12/02 13:56
Top Channel/ ‘Akuza të krijuara artificialisht’, Shehu për ish-liderët e UCK: Të pastrohet e vërteta
12/02 13:47
Top Channel/ Transferimi i qendrës shëndetësore nr 8, Braçe: Kjo nuk është zgjidhje, problemet….
12/02 13:35
Top Channel/’Fole si e ëma Zeqos në majë të thanës’, Kumbaro Kaprit: Askush në ministrinë time nuk…
12/02 13:09
Top Chanenl/ Kumbaro prezanton planin kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
12/02 12:57
Top Channel/ A do e shkarkoni drejtoreshën tuaj? Kapri-Kumbaros: Do mbaheni mend gjatë për Butrintin
12/02 12:56
Top Channel/ ‘Qeveria censuron dhunën në shkolla”/ Kapri: Kush është pas heqjes së tokës në Butrint
12/02 12:33
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Berisha i sulmon të gjithë. Balla: Deklaratë në mbështetje të UÇK
12/02 12:31
Top Channel/ ‘Askush nuk foli për dhunën ndaj Nallbatit’, Gjekmarkaj: Keni frikë nga 20 shkurti
12/02 12:23
Top Channel/ ‘E kruajte veshin me një ish-ministër’, Hoxha-Blushit: S’me bëni dot pis ti dhe partia…
12/02 12:04
Top Channel/ Berisha bllokon foltoren pas fjalës së Zegjine Çaushit. Peleshi ndërpre sërish seancën
12/02 12:02
Top Channel/ ‘Asnjë polic su plagos’.Koçiu-Berishës:I ke fantazmat në dollap, të ka dënuar historia
12/02 12:01
Top Channel/ ‘Do mbetesh hajduti më i madh i Matit’, Berisha sulmon ish-gardistin e 21 janarit: Ti…
12/02 11:48
Top Channel/ Deputetja e PS: Dajre 81-vjeçare. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, histeri kolektive
12/02 11:43
DIGITALB DIGITALB