Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill. Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan. Ministria e Arsimit nxori një urdhër të dytë për zëvendësimin e datës së zgjedhjeve ne 12 qershor, e fillimin e fushatës me 11 maj.