Zgjedhjet në PS-në e Durrësit/ Kërtusha: Ishin farse, dominon nepotizmi
12/01/2020 19:45

Pas Shkodrës dega e PS, në Durrës mbart probleme të forta se kush duhet të jetë kontrollues dhe komandues i punëve të partisë në qytetin e dytë më të madh në vend. Problemet dolën në pah në momentin kur i pari socialistëve Edi Rama nuk ri-kandidoj për zgjedhjet lokale të 2019, Vangjush Dakon i cilësuar si hambari i votave socialiste në qytetin bregdetar. Ardit Kërtusha ishte një prej dy kandidatëve që mori bekimin e kryesisë së PS për të garuar për postin e kreut të PS Durrës, por u tërhoq. “Problemet filluan në mënyrë graduale pasi vetëkuptohet që Durrësi pasi një pushtet të centralizuar nga kryebashkiaku qytetit të Durrësit dhe ky pushtet i tejzgjatur vetvetiu ezaurohet dhe vazhdon me pjesën e problemeve. Problemi më konkret është largimi partisë nga baza është nepotizmi që ka arritur në shkallën superiore të tij është ky nepotizëm që luftoi në mënyrë makabre meritokracinë dhe i zuri vend qokave”, tha Kërtusha. Procesin e zgjedhjeve në PS Durrës, Kërtusha e Quan një farsë. “Kishte ndërhyrje te dhunshme tek listat. Këto ndërhyrje bënë që ky proces të manipulohej dhe për mos të qenë pjesë e kësaj farse i parapriva dhe thashë Ardit s’ke pse merr pjesë në këto zgjedhje. U pa qartë nga të gjithë socialistët që në votim u shkua me lista nga burimet njerëzore të bashkisë të OSHE”, thotë ai më tej. Kontaktuar nga Top Channel , Departamenti i Organizimit në PS tha se nuk kanë marrë asnjë ankesë lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të PS Durrës, po ashtu edhe Komisioni i Garancive Statutore. PS-në Durrës do ta drejtojë në katër vitet e ardhshme, Luan Zaza ish-drejtor i komunales për 12 vite, kur drejtonte Vangjush Dako dhe një nga themeluesit e PS të këtij qyteti. Ai nuk pranoi të prononcohej, por bëri këtë koment përmes postës elektronike. “Debatet dhe mendimi ndryshe në PS Durrës janë tregues të lirisë së mendimit dhe shprehjes brenda strukturës sonë. Janë elementë të rritjes, demokratizimit dhe zhvillimit të PS Durrës. Pas zgjedhjeve të fundit jemi më të konsoliduar dhe më të fortë për të përballuar sfidat e radhës. Se kuptoj nepotizmin brenda partisë. Unë jam anëtar i PS nga dita e krijimit të saj”, thotë Luan Zana. Ish kryebashkiaku Vangjus Dako nuk pranoi të komentonte për Top Channel këtë situatë, por tha se Taulant Balla është personi që drejton qarkun e Durrësit si pjesë e rajonit të mesëm.

Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23