Zgjedhjet e 14 majit: Erion Veliaj përballë pesë kandidatëve për Tiranën – Top Talk
07/04/2023 15:59

Janë gjashtë kandidatë që do të dalin më 14 maj në zgjedhjet vendore të cilat do të përcaktojnë kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, aty ku gara është dhe më intensive në krahasim me bashkitë e tjera. PS rivjen me Erion Velinë që synon një mandat tjetër si kryebashkiak, në fakt të tretin. Përballë tij, është kandidati i primareve Belind Këlliçi nën siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, ai i PD-së zyrtare me kryetar të komanduar Alibeajn, Roland Bejko. Në garë për Tiranën janë edhe Arlind Qori , kandidat i “Lëvizjes Bashkë” dhe Marko Dajti nga partia “Fronti i Majtë”. Tirana ka dhe një grua në garë për kryetar bashkie. Ajo është Lajla Përnaska, nga Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”. Pak kilometra larg Tiranës, në Durrësin bregdetar në garë janë Emirjana Sako e PS-së. Sako, ishte zv/kryebashkiake, por në prill 2020 ju desh të zëvëndësonte shefin e saj Zhuljen Varfajn, që dha dorëheqjen nga posti. Përballë saj, është kandidati i Primareve ish deputeti Igli Cara. Në Elbasan, gara është mes kryebashkiakut aktual Gledian Llatja i cili në 2019 nga prefekt i qarkut kaloi në krye të bashkisë. Përballë tij është kandidati opozitar i koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçi. Ky i fundit në mars dorëzoi mandatin e deputetit për të mundësuar garimin në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në kryeqendrën e veriut, Shkodrën, kandidon Benet Beci, që po ashtu la mandatin e ligjvënësit për të garuar për PS-në në zgjedhjet vendore. Ai do të ketë përballë, Bardh Spahinë, që drejton aktualisht Bashkinë e Shkodrës që nga marsi i 2022, kur fitoi zgjedhjet e pjesshme vendore. (Ardi Pulaj)

“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
“Kursyem 35.5 mln euro nga tenderat”, Pogaj flet për prokurimet publike – Top Talk
06/03 16:38
“Kurseni, jemi në “kohë” lufte”, eksperti: Efektet do të ndihen edhe në Shqipëri – Top Talk
05/03 16:41
Bibe nga zona e luftës: Ka luftime trup më trup, janë përfshirë 12 vende,Izraeli po futet në Bejrut
05/03 16:41
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
“Rradhë në dogana”, Memaj: Rruga nga Maqedonia e Veriut më e shtrenjtë – Top Talk
27/02 16:38
Probleme me transportin në Juglindje/Anullohen rezervimet për në Korçë – Top Talk
27/02 16:37
Shtrenjtohet bileta për në Korçë, rritet me 300 lekë bileta – Top Talk
27/02 16:37
“Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” – Top Talk
24/02 19:53
“Kukësi, muze i varfërisë”, aktivisti flet për dramën e 30 vjeçare të Veriut – Top Talk
23/02 16:31
DIGITALB DIGITALB