Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, analizoi në Top Talk Economy rreth asaj që pritet të ndodhë me tregtinë pas zgjedhjeve të 11 majit, e cila pasoi me marrjen e mandatit të katërt nga Partia Socialiste. Jaka u ndal tek ndryshimet që duhet të ndodhin për biznesin shqiptar, për t’i ardhur në ndihmë, dhe nëse diçka e tillë do realizohet. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni