Lulzim Basha është në kërkim të ekipit të ri, me të cilët synon të rikthehet në pushtet pas 7 viteve opozitë. Për herë të parë anëtarësia ka rol vendimmarrës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, por debati më i ri është nëse do ketë rikthim të kritikëve të kryetarit të partisë, si rasti i Jozefina Topallit, nëse ajo propozohet nga demokratët e Shkodrës.