Biznesmeni Bedri Rexhepi në datën 8 prill 2021 është raportuar si person i zhdukur në Policinë e Kosovës. Një ditë pas zhdukjes makina e tij është gjetur e braktisur në një arë në fshatin Janjevë të Lipjanit. Në bazë të informacioneve nga familja, kur Rexhepi është larguar ka pasur një shumë parash rreth 30 mijë eurosh me vete. Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij. Më vonë është arrestuar edhe vëllai dhe e tij Nexhat Vllasaliut. Në datën 30 shtator të vitit 2022 një vit e gjysëm më pas Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur disa mbetje trupore të dekompozuara në Novobërdë të cilat dyshohej se kishin të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi, ky pretendim u vërtetua dhe u konfirmua që i përkasin pikërisht biznesmenit të zhdukur me 8 prill 2021. Gazetarë: Luçiana Hulej, Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Moderatore: Erjona Rusi Autore: Eralda Kenaj