Vendi ynë po përballet me një situatë jo dhe aq të mirë për sa I përket numrit të popullsisë. Shpopullimi është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, I nxitur nga faktori ekonomik dhe ai social por edhe pakënaqësia në rritje. Edhe lindshmëria ka pësuar një rënie të fortë, sidomos në Korçë dhe në Vlorë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022, 100 gra në moshë riprodhimi në qarkun Vlorës lindën vetëm 88 fëmijë dhe në atë Korçës lindën 91 fëmijë më 2022. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015, kur në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Gazetar: Kristo Kote