Një ekspozitë që ka në fokus gruan përballë tablove ikonike do të shfaqet këtë tetor në Galerinë e Tiranës. “Gruaja Horizont” është ekspozita e Jetona Koçibellit e cila prezantohet për herë të parë si kuratore. Figurat e zgjedhura për të qenë pjesë e ekspozitës janë nga fusha e artit, televizionit, biznesit, qeverisjes dhe politikës. Në 40 fotografi do të shpalosen transformimi por edhe rëndësia e grave dhe kontributi i tyre në shoqëri. Ajo që e bën më të veçantë këtë ekspozitë është dualiteti i dy epokave që shkrihen plotësisht në njëra-tjetrën.