Një megaoperacion i Policisë së Shtetit ka shkatërruar një grup kriminal që kryenin vrasje me pagesë. Në total janë arrestuar 20 persona në qytete të ndryshme dhe janë zbuluar 6 vrasje. Përveç vrasjeve, janë zbuluar edhe 5 raste të vënies së tritolit, plagosje dhe tentativa vrasjesh. Arrestimet janë kryer pas bashkëpunimit të një të arrestuari nga policia e Lushnjës i cili akuzohej për një grabitje në kryeqytet. Gazetar: Kristo Kote