Gjykata Kushtetuese i dha ditën e djeshme dritën e gjelbër me 5 vota pro dhe 4 kundër ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët firmosur me Italinë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve. Më pas, ai botohet në Fletoren Zyrtare dhe i hapet rruga ratifikimit në Kuvend. Gazetar: Kristo Kote