"Bjeri! Bjeri! “Më fort, më fort!”... Ishin këto thirrje dhe britma dhimbjesh që mbushën më 6 qershor një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Disa burra, pjesëtarë të fisit të deputetit tashmë të dorëhequr socialist në Krujë, Rrahman Rraja mësynë biznesin privat me shkopinj gome dhe bejsbolli, por edhe disa prej tyre me armë zjarri tip pistoletë në duar. Shënjestrat e tyre ishin dy kushërinj të fisit Maja, të quajtur Bilbil dhe Jashar. Pas incidentit, policia njoftoi se bëhej fjalë për një konflikt mes pjesëtarëve të fisit Maja dhe të fisit Rraja, dhe se ishin shoqëruar dy persona. Gazetar: Luçiana Hulej