Mbrëmjen e 29 nëntorit ka mbetur e vrarë 33 vjecarja Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës, sipas mediave në Kosovë. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me thikë, duke plagosur rëndë 33-vjeçaren. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMË” me targa të huaja. Gazetare: Luçiana Hulej