Ishte data 27 Shtator, kur u raportua për herë të parë se policia e Lushnjës kishte vënë në pranga Artan Tafanin, të shpallur në kërkim për grabitjen e një exchange në zonën e Astirit më 24 qershor. Para hetuesve, Tafani rrëfeu se ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe zbuloi personat e që kanë kryer atentate ndër vite. Mes personave që ranë në sitën e drejtësisë ishte dhe një vajzë, Klea Gjata. Ajo rezultoi e përfshirë në një vrasje. Tafani rrëfeu edhe që Laert Haxhiu është organizator për dy vrasje në Greqi, atë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit. Gazetar: Kristo Kote