Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji. Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj. Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave. Gazetare: Luçiana Hulej