Aksidenti ajror i 26 janarit bëri që bota të humbasë një prej emrat më të mëdhenj të basketbollit e sportit në botë, Kobe Bryant. I njohur me pseudonimin ‘Black Mamba’ për aftësinë e tij për të zgjidhur gjithnjë situatat e vështira, Kobe Bryant ishte një prej 5 shënuesve më të mirë në historinë e kampionatit më spektakolar në botë NBA, madje deri para dy ditësh ishte në vendin e tretë në këtë klasifikim me 33643 pikë, por u kalua nga një tjetër yll i LA Lakers, Lebron James.