Dy persona që organizonin baste sportive u arrestuan ditën e djeshme në Cërrik. Policia bëri me dije se në celularët e një 25-vjeçari dhe një 56-vjeçari, u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. Sipas shërbimeve të rendit, 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa më 19 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit. Sipas këtij projektligji, parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të lejohet në pika fizike të lotove, por vetëm online. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj