18 dhjetor 2025 . Kjo datë mund të ndryshojë krejtësisht skenën e drejtësisë shqiptare në vend. Altin Dumani do të dorëzojë mandatin e tij si kreu i institucionit më të besuar dhe më të përfolur të vendit tonë në 3 vitet e fundit, pa arritur ta zgjasë për një mandat më tepër. Po kush pritet të marrë frenat e SPAK? Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho. Te katërt prokurorët kanë dorëzuar aplikimin e tyre në KLP ku presin të marrin dhe vlerësimet.