Që prej përditësimit të fundit, Whatsapp, platforma më e përdorur e rrjeteve sociale gjendet përballë akuzave të forta për shkeljen e privatësisë së përdoruesve. Ky lajm qarkulloi edhe përgjatë muajit prill, pasi shumë njerëz ishin konfuzë sa i përket ndryshimeve për nivelin e sigurisë së aplikacionit. Kësaj here, një “tweet” është bërë viral në mediat sociale, ku një specialist IT-je ka ngritur shqetësimin se “Whatsapp” dëgjon çdo bisedë ndonëse telefoni nuk është duke u përdorur. Specialisti quhet Foad Dabiri dhe punon si inxhinier në platformën “Twitter”. Ai ka postuar një foto ku tregon provat se mikrofoni i aplikacioni vazhdon të qëndrojë aktiv, pavarësisht faktit se ai ishte në gjumë. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj