Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel, ishin trinjaket Eni, Olta dhe Ina Gjika. Ato kanë lindur në Ksamil, por prej disa vitesh jetojnë në Tiranë. Trinjaket kanë një vëlla më të madh, për të cilin ato u shprehën se “kur kanë ardhur në Tiranë, vëllain e zuri halli më i madh, pasi duhej të kujdesej për të trija motrat”.