Parashikohet që situata në javët në vazhdim, kur kemi një zgjerim të vatrave të reja të të prekurve më KOVID-19, të sjellë një rritje të numrit të të infektuarve. Por a po mendohet nga Ministria e Shëndetësisë që me zbutjen e këtyre masave të forcohet vigjilenca dhe kontrolli përsa i përket qarkullimit të virusit në vend. "Një tendencë rritje edhe mund ta presim pas lëshimit të masave. Ky është një 2-javësh që ne do ta mbajmë nën kontroll nëse do të ketë një rikthim të virusit"- tha Rakacolli.