Martin Pano është një nga talentet e reja që është bërë pjesë e "Top Awards" më klipin e tij të parë "Want me back". Ai është vetëm 17 vjeç dhe më herët ka kënduar disa Cover-a të njohur. Martini është pjesë e "Bulza Entertainment" që menaxhohet nga Bojken Lako, i cili ka mbështetur herët pas here artistë të rinj të talentuar. Kënga e tij e parë vjen në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë.