Viola tregon se që në moshë të vogël ka emigruar në Greqi, duke i mësuar paralelisht të dyja gjuhët, si shqipen ashtu edhe greqishten. Ajo është rritur duke dëgjuar televizionet greke, ndërsa sot nuk e ka më atë interes. E pyetur nga Isli për shqiptimin e mbiemrit të presidentes së re greke, Katerina Sakellaropolu, duket se Viola e pati pak të vështirë.