Wake Up/ Vaksina e Covid-19. 42% e francezëve kundër, 78% e italianëve pro. Po shqiptarët?!
17/06/2020 10:42

Teksa e gjithë bota po përballet me pandeminë që ka shkaktuar nga Covid- 19, paralelisht shumë kompani farmaceutike në të gjithë botën kanë nisur punën për shpikjen e një vaksine e cila do të jetë efikase në parandalimin dhe imunizimin e popullatës. Deri tani Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 102 projekte të kompanive që po merren me kërkimin e avancuar të vaksinave kundër koronavirusit. Ndërkaq në këtë situatë shtetet kanë nisur bashkëpunimin mes tyre për sigurimin e dozave për popullatën. Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike “Astra Zeneca” për të furnizuar qytetarët e vendeve të tyre me vaksinën e koronavirusit. Sipas të dhënave kontrata bën fjalë për 400 milionë doza të vaksinës së mundshme, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe. Në një sondazh ku morën pjesë 1 mijë persona nga vendet e G-7-ës, në Britani, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA, rezultoi se:Në Francë, vetëm 58 % e njerëzve të pyetur thonë se i besojnë vaksinës antikovid, përqindje kjo më e ulëta mes 7 ekonomive më të avancuara të botës. Në Gjermani 67% e të intervistuarve thonë se duan të vaksinohen, ndërsa më të predispozuarit janë italianët dhe britanikët, përkatësisht me 74 dhe 78 për qind. Qëndrimet kundër vaksinave, francezët i shprehin edhe për sa i përket vaksinimit të fëmijëve. Vetëm 56 përqind e njerëzve në Francë thonë se "pa dyshim" apo "ndoshta" do i vaksinojnë djemtë dhe vajzat e tyre, kjo përqindje arrin në 64 në Gjermani, 73 në Japoni dhe 74 në Britaninë e Madhe.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB