Uvil Zajmi është një nga gazetarët e njohur sportiv por ne sot e kemi në studio për të na sjelle pak nostalgji nga e shkuara. Uvili prej kohësh i është dedikuar shkrimeve dhe reportazheve që na sjellin aspekte të jetës së përditshme para viteve '90 përfshirë dhe si festohej Viti i Ri dikur në familjet shqiptare, nga mënyra tradicionale tek festa rutinë. Ai në riktheu pas në kohë sesi mbaheshin radhët e gjata në furrën e lagjes për të pjekur tavat me bakllava dhe pulën e blerë me tollona. "Asokohe ishte ndryshe por ne mezi e prisnim natën e ndërrimit të viteve"- tha ai.