Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), është një nga 6 fakultetet e Universitetit Publik të Durrësit “Aleksandër Moisiu”. FASTIP është i vetmi fakultet në Shqipëri që garanton punësim të sigurt dhe të shpejtë. Statistikat ndër vite dëshmojnë se në muajin e parë pas diplomimit punësohen një pjesë e konsiderueshme e të rinjve që zgjedhin këtë fakultet.