Lideri dhe themeluesi i grupit legjendar “Fisnikët” i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, përveç projektit të ri muzikor me këngën “Ku je nise” në bashkëpunim me Gold Ag, si rrallë herë foli dhe për familjen e tij. Ai falenderoi bashkëshorten e cila ia ka bërë më të lehtë punën, duke qenë se e ka mbështetur dhe është marrë më gjatë me fëmijët. Ndër të tjera ai tha se prej kohësh është bërë gjysh dhe se ndihet shumë mirë i rrethuar me kaq shumë dashuri.