Wake Up/ Turbekulozi, rezistent ndaj mjekimeve. Rritet numri i të prekurve
05/11/2019 10:41

Ditët e fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rikthyer në vëmendje sëmundjen e turbekulozit. Organizata më e madhe shëndetësore ka nxjerrë udhëzimet e reja për trajtimin e turbekulozit , i cili së fundmi është parë shumë rezistent tek fëmijët dhe adoleshentët edhe pse këta të fundit janë trajtuar me medikamente. Sipas OBSH, në Evropë diagnostikohen çdo vit me turbekuloz 2000 mijë fëmijë nën moshën 15 vjeç një shifër që besohet të jetë më e lartë në grupmoshën 15-19 vjeç. Nga këto raste 14 % e tyre shfaqin forma të rënda dhe të vështira për tu trajtuar . Për këtë arsye OBSH ka rekomanduar që në trajtimin e këtyre pacientëve që janë fëmijë dhe adoleshentë të futen në listën e medikamenteve disa lloje preparatesh që janë testuar vitet e fundit si: bedaquiline edhe tek fëmijët e moshës nën 6 vjeç ndërsa për fëmijët nga 3 vjeç por edhe më të mëdhenj, OBSH rekomandon preparatin delamanid. Ndërkaq situata përsa i përket rasteve të turbekulozit Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin më të fundit vë alarmin në lidhje me sëmundjen e tuberkulozit, pasi vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i të sëmurëve. Sipas raportit të OBSH-së, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar në mbarë botën, ndërsa humbën jetën 484 mijë njerëz përgjatë 2018. Sa i përket të dhënave në 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve ishte plot 440. Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Tuberkulozi (TB) mbetet një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën.

Të rinjtë po krijojnë varësi, përdorin ChatGPT për këshilla dashurie!/ Wake Up
24/12 10:23
BBV5/ Pse Miri-Selin vodhën vemendjen e publikut, a do ndryshojnë ata strategji?/ Wake Up
24/12 10:19
BBV5/ Përse Lorna çoi në nominim Selinin që “kapi” prime-n?/ Wake Up
24/12 10:17
BBV5/ Bledi Strakosha tregon historinë frymëzuese me Stenaldo Mëhillin/ Wake Up
24/12 10:16
BBV5/ Katër hyrje të reja, debate dhe aleanca. Nxehet loja…/ Wake Up
24/12 10:15
BBV5/ Mekanizim i ri nominimi, banori që rrezikohet të largohet sipas Bledi Strakoshës!/ Wake Up
24/12 10:14
Ana e gjeti gjyshin të ulur në një karrige prej shtrak-shtruk/ Wake Up
24/12 10:01
Rreziku i përzierjes së akloolit me kokainë/ Wake Up
24/12 09:55
Mjekja: Çfarë duhet të bëni nëse jeni dehur?/ Wake Up
24/12 09:54
Alkooli, “molla e ndaluar” gjatë festave! Mjekja: Kontrolloni sasinë!/ Wake Up
24/12 09:44
Një teke për femrat dhe dy për meshkujt, cilat shtete e rekomandojnë?/ Wake Up
24/12 09:42
Kush ju mungon më shumë këtë sezon festash?/ Wake Up
24/12 09:34
Sa herë që e lëmë mënjanë egon, diçka më e madhe mund të dalë në dritë…/ Wake Up
24/12 09:28
Loja e Re/ Në cilin vend të botës ndodhet piramida e madhe e Gizës?/ Wake Up
24/12 09:27
Mot i paqendrueshëm, reshje shiu dhe dëbore. Mjegull e dendur në këto zona…/ Wake Up
24/12 09:24
“Karidhopita”, ëmbëlsira që mbërriti këtë mëngjes në Wake Up! Blendi dhe Heidi e shijojnë…/ Wake Up
24/12 09:22
Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
DIGITALB DIGITALB