Wake Up/ Tri gratë e Blendi Fevziut dhe borxhi i shlyer me “Tirana e Nonës”
06/11/2019 13:43

Blendi Fevziu, prezantoi sot në "Wake Up", për herë të parë librin e tij të fundit me titull: "Tirona e Nonës", i cili prej kohësh ka zgjuar kuriozitet tek lexuesi. Librin ka nisur ta shkruajë në udhëtim e sipër, sapo avioni është ngjitur në fluturimin e radhës dhe e ka vijuar më pas për rreth dy muaj ku të mundej, në zyrë, shtëpi, hotel, avion, në tren, në plazh...etj. Pra, duket si një libër i bërë me një frymë, ose e thënë ndryshe pa një shkëputje të gjatë në kohë. Sikurse e thotë edhe vetë ai ky libër nuk është një roman, as një libër për kujtimet e fëmijërisë por më konkretisht është shkruar për tre njerëz të rëndësishëm që shënjuan fëmijërinë e tij. Bëhet fjalë për tre plaka siҫ i quan ai, të cilat investuan gjithҫka që dinin dhe kishin në formimin e një fëmije. Ato ishin stërgjyshja e tij, Nigjari ose Nona siҫ ai e quan në libër. E dyta ishte motra e stërgjyshes, Ganimeti ose teta Meti siҫ i thërriste ai. E treta ishte Sybija ose shkurt Bibia e cila do të ishte si një nënë më shumë për mamanë e Fevziut. Ai nuk mund të harrojë, rrëfimet e tyre të mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Po ashtu libri tregon edhe për transformimin e Tiranës së dikurshme dhe për këtë arsye autorit i është dashur që të hulumtojë në dokumente, fotografi, shënime apo letra të vjetruara. Që në hyrje të këtij libri, Fevziu thekson se ia dedikon atë dy vajzave të tij Alis dhe Mishel, me bindjen se një ditë ato do të jenë kuriozë për rrënjët e tyre dhe të kaluarën e këtij qyteti ku po jetojnë.

Të rinjtë po krijojnë varësi, përdorin ChatGPT për këshilla dashurie!/ Wake Up
24/12 10:23
BBV5/ Pse Miri-Selin vodhën vemendjen e publikut, a do ndryshojnë ata strategji?/ Wake Up
24/12 10:19
BBV5/ Përse Lorna çoi në nominim Selinin që “kapi” prime-n?/ Wake Up
24/12 10:17
BBV5/ Bledi Strakosha tregon historinë frymëzuese me Stenaldo Mëhillin/ Wake Up
24/12 10:16
BBV5/ Katër hyrje të reja, debate dhe aleanca. Nxehet loja…/ Wake Up
24/12 10:15
BBV5/ Mekanizim i ri nominimi, banori që rrezikohet të largohet sipas Bledi Strakoshës!/ Wake Up
24/12 10:14
Ana e gjeti gjyshin të ulur në një karrige prej shtrak-shtruk/ Wake Up
24/12 10:01
Rreziku i përzierjes së akloolit me kokainë/ Wake Up
24/12 09:55
Mjekja: Çfarë duhet të bëni nëse jeni dehur?/ Wake Up
24/12 09:54
Alkooli, “molla e ndaluar” gjatë festave! Mjekja: Kontrolloni sasinë!/ Wake Up
24/12 09:44
Një teke për femrat dhe dy për meshkujt, cilat shtete e rekomandojnë?/ Wake Up
24/12 09:42
Kush ju mungon më shumë këtë sezon festash?/ Wake Up
24/12 09:34
Sa herë që e lëmë mënjanë egon, diçka më e madhe mund të dalë në dritë…/ Wake Up
24/12 09:28
Loja e Re/ Në cilin vend të botës ndodhet piramida e madhe e Gizës?/ Wake Up
24/12 09:27
Mot i paqendrueshëm, reshje shiu dhe dëbore. Mjegull e dendur në këto zona…/ Wake Up
24/12 09:24
“Karidhopita”, ëmbëlsira që mbërriti këtë mëngjes në Wake Up! Blendi dhe Heidi e shijojnë…/ Wake Up
24/12 09:22
Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
DIGITALB DIGITALB