'TrashTag' është një ndër nismat më të përhapura në botë për momentin, dhe duhet se tashmë po gjen hapësirë edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për sensibilizimin e të rinjve por jo vetëm, për të mbajtur sa më pastër mjedisin ku jetojnë. Ndërsa në Tiranë ka qenë 21-vjeçari Robert Delija, ai që e ka hapur sfidën, i cili bashkë me miqtë e tij kanë filluar të mbledhin plehrat në zonën e Paskuqanit dhe kanë postuar foto ne Facebook