Epidemiologu Dritan Ulqinaku, i Institutit Shëndetit Publik deklaroi se testet për koronavirusin janë të kushtueshme. "Testet janë të kushtueshme për xhepin e shqiptarëve, por kjo nuk do të thotë që ne për këtë arsye i kemi frenuar dorën për bërjen e testeve."- tha Ulqinaku. Një test për të provuar nëse jeni infektuar nga koronavirusi shkon nga 150-200 euro.