Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin verilindor.